
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka mbajtur takim me partnerët e koalicionit zgjedhor, AAK’në dhe Forumin Intelektual E-30, në ditën e prezantimit të kandidatëve të këtyre të fundit.
Limaj ka shkruar se koalicioni përbëhet nga individë me vlera të shkëlqyera, shkruan Insajderi.
“U bashkuam sot me partnerët e koalicionit në ditën e prezentimit të kandidatëve nga Forumi Intelektual E-30! Koalicioni ynë përbëhet nga individë me vlera të shkëlqyera, që kanë lënë pas vepra të rëndësishme, duke u bërë siguri për të ardhmen e vendit”, thuhet në postim.
“Programi ynë për anëtarësim në NATO dhe zhvillim ekonomik është një angazhim i fortë, që do të vazhdojë të drejtojë veprimet tona për të siguruar stabilitet dhe prosperitet për vendin. Këto nuk janë thjesht fjalë, por veprime konkrete dhe angazhime që do t’i realizojmë me vendosmëri, për t’u siguruar se të ardhmen e vendit e ndërtojmë mbi baza të forta dhe të qëndrueshme. Me këtë koalicion, ne jo vetëm që sjellim besim, por edhe vizion për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët”. /Insajderi.org/