Kryetari i partisë NISMA, Fatmir Limaj ka takuar bashkëatdhetarët në Zvicër.
Ai nëpërmjet një psotimi në llogarinë e tij në Facebook ka treguar edhe detaje nga ky takim.
“Patëm rastin të kujtojmë të kaluarën e përbashkët të aktivitetit ilegal, të diskutojmë për të tashmen e brishtë të Kosovës dhe të planifikojmë veprimet tona të së ardhmes, ku u pajtuam se më shumë se kurrë Kosova ka nevojë për përfaqësues të dëshmuar në zgjedhjet e 9 Shkurtit”, ka thënë i pari i NISMA-së.
Tutje Limaj ka deklaruar se ka marrë zotimin e mërgimtarëve se do të ketë mbështetjen e tyre në zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Nga bashkatdhetarët tanë morëm mbështetjen e plotë për sfidat që na presin, derisa ne u zotuam se NISMA në Parlament gjithmonë do të jetë zë i fortë për diasporën tone”, ka shkruar Limaj.