×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj takon drejtuesit e degëve te NISMA-s: Kosovës i duhet kahje e re politike

    Insajderi
    12 November 2024 - 18:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

     Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, është takuar sot me kryetarët e degëve.

    Ai tha se janë duke punuar që Kosovës t’i japin një kahje të re politike.

    “Së bashku me bashkëpunëtorë, kryetarët e degëve të NISMA Socialdemokrate mbajtëm mbledhjen e radhës ku diskutuam për zhvillimet e fundit politike në vend dhe ndryshimet që priten të ndodhin në gjeopolitikën botërore duke konstatuar së bashku se Kosovës i duhet kahje e re në politikat e brendshme si dhe orientimit diplomatik, dhe për këtë duhet reflektimi popullor në zgjedhjet e 9 Shkurtit. Programi i jonë së bashku me partnerët, garanton vepra të mëdha për zhvillimin ekonomik në planin e brendshëm, derisa integrimi në NATO dhe instancat tjera ndërkombëtare do të jetë fokus primar. Angazhimi i degëve të Nisma Socialdemokrate do të jetë i vazhdueshëm në arritjen e këtyre objektivave, derisa ne do të vazhdojmë takimet e përditshme me qytetarë anë e kënd vendi”, ka shkruar ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark