Kryetari i Nisma Social demokrate, Fatmir Limaj, tha se të hyrat buxhetore nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” janë dëshmi e vizionit të partisë së tij.
Limaj ka shkruar se Kosova inkason më shumë nga koncensionimi i Aeroportit sesa nga Trepça.
“Të hyrat buxhetore nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” janë dëshmia më e mirë për vizionin tonë rreth zhvillimit ekonomik, sot shteti i Kosovë inkason më shumë nga koncensionimi i Aeroportit sesa nga Trepça”, tha ai.
Ndryshe Murati tha sot se për katër vjet të hyrat nga aeroporti “Adem Jashari” janë 94.4 milionë euro, që janë më shumë sesa në 10 vjetët e kaluar.