Limaj thotë se s'ka votë për Haxhiun: S'ka votë pa marrëveshje politike - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj thotë se s’ka votë për Haxhiun: S’ka votë pa marrëveshje politike

    Insajderi
    20 August 2025 - 11:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, është deklaruar para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

    Limaj para mediave ka deklaruar se Nisma nuk ka votë pa një marrëveshje politike që prodhon ndërtimin e institucioneve.

    “Presim që seanca të vazhdojnë sipas udhëzimit të aktgjykimit të Kushtetueses. Nuk kemi pasur, ajo çfarë mund të them unë, pres që pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, partia e parë me të drejtë propozimi për kandidat, përveç të drejtës ka obligim, që të ndërtojë një shumicë qeverisëse parlamentare. Presim që hapat t’i bëjë partia që ka të drejtën e propozimit. Ne e kemi hapur një mundësi, dëshira jonë është që t’i ofrojmë Kosovës… Gjykata tregon se interesi publik i Kosovës është të gjenden rrugë për të ndërtuar kapacitete qeverisëse”, ka thënë ai.

    “Besoj që partia e parë duhet të gjejë rrugë për të ndërtuar këto kapacitete të një shumice parlamentare. Nisma deri sa nuk ka një marrëveshje politike është ai që ka qenë para se me hy në komision të fshehtë. Ne nuk kemi votë pa një marrëveshje politike, që prodhon ndërtimin e institucioneve”, shton Limaj. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark