Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka uruar ditëlindjen e Jakur Krasniqit dhe Salih Mustafës i njohur si “Cali”.
Limaj ka shkruar se përmes urtësisë, dinjitetit, besnikërisë dhe vlerave të larta atdhetare, Krasniqi dhe Cali u kthyen në një udhërrëfyes për shumë nga shokët e tyre.
Limaj ka shkruar në Facebook se shumë ditëlindje si kjo, për motive kombëtare, kanë pritur largë familjes e vendit për të cilin kanë dhënë aq shumë kontribut.
Urimi i plotë:
Gëzuar ditëlindjen, Baca Jakup dhe Salih Mustafa-Cali!
Shumë ditëlindje si kjo, për motive kombëtare, keni pritur largë familjes e vendit për të cilin keni dhënë aq shumë kontribut.
Përmes urtësisë tuaj, dinjitetit, besnikërisë dhe vlerave të larta atdhetare, u kthyet në një udhërrëfyes për shumë nga ne shokët tuaj, kështu luftën bashkë e bëmë më të lehtë dhe arritjen e lirisë më të shpejtë.
Sot në ditëlindjen tuaj, ju uroj shëndet të mirë e kthim sa më të shpejtë në vendlindje, pranë familjes, pranë shokëve që ju presim.
Ju uroj edhe shumë vite tjera, Baci Jakup e Salih Mustafa!