Limaj: Zgjedhjet në Drenas treguan se nuk ka trafikim vote në Kosovë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj: Zgjedhjet në Drenas treguan se nuk ka trafikim vote në Kosovë

    Insajderi
    05 December 2016 - 16:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka shprehur mirënjohje dhe respekt për procesin e rregullt dhe demokratik në Drenas duke shtuar se merita kryesore për mbarëvajtjen e atij procesi i takon qytetarëve të Drenasit.

    Ish-anëtari i PDK-së, tanimë kryetar i NISMA-s, ka thënë se zgjedhjet lokale të jashtëzakonshme të mbajtura dje në Drenas kanë treguar se në Kosovë nuk trafikohet më vota.

    “Në zgjedhjet e Drenasit është dëshmuar se nuk bëhet më trafikim vote në Kosovë, dhe se Drenasi është shembull se demokracia është duke u zhvilluar në Kosovë”, ka thënë Limaj, njofton Insajderi.

    Limaj është shprehur i bindur se kandidati i NISMA-s, Isa Xhemajlaj i cili doli i dyti në zgjedhjet lokale të mbajtura të dielën në Drenas, do të fitojë në balotazh ndaj kandidatit të PDK-së, Ramiz Lladrovci.

    “Në krye me kandidatin tonë i kanë dhënë Drenasit një mundësi për ndryshim dhe jam i bindur se do të vazhdojnë të angazhuar për të punuar së bashku në frymën e ndryshimit me 55 % të votimeve dhe përfundimisht Drenasi do të ketë kryetar të ardhshëm të saj, kryetarin Isa Xhemajlaj”, është shprehur Limaj.

    Isa Xhemajlaj mori 26.32 për qind të votave në raundin e parë të zgjedhjeve në Drenas, ndërsa Ramiz Lladrovci i PDK arriti të fitoi 45.63 për qind. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark