
Kompania Limak ka marrë mirënjohje për përkrahjen e vazhdueshme për shkollimin e grave inxhiniere.
Zëdhënësja e Aeroportit “Adem Jashari”, Valentina Gara, tha se kjo u bë gjatë diplomimit në Riyad të 12 vajzave në GEG Kingdom of Saudi Arabia.
Mirënjohjen që mori e ka cilësuar si privilegj.
“Ishte kënaqësi që dje të merrja pjesë në Riyad, për të parë diplomimin e 12 vajzave në GEG Kingdom of Saudi Arabia të cilat nga sot me krenari bartin titullin “Inxhiniere”. E privilegjuar isha që të ngjitesha në skenën e njërit ndër univerzitetet më të mëdha botërore për vajza “Princess Nourah Bint Abdulrahman University” dhe të pranoja mirënjohje në emër të kompanisë #Limak për përkrahjen e vazhdueshme të vajzave në #STEM në Arabinë Saudite. sisterhood e quajmë rrjetin që krijojmë, mundësinë dhe përkrahjen që i ofrojmë njëra tjetres përveç programit trajnues dhe mundësive tjera që ofrojmë përmes programit dhe tani atje kemi 53 studente në Global Engineer Girls në Arabinë Saudite.
Një falenderim i veçantë për të gjitha mentoret nga shtetet e ndryshme e ne veçanti në Kosovë dhe Turqi që në mënyrë vullnetare kanë mentoruar 12 vajzat e diplomuara dje”, shkroi ajo.