
Ministria e Shëndetësisë ka lëshuar një thirrje për qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar për shëndetin e tyre dhe të ndjekin këshillat parandaluese për të shmangur pasojat e nxehtësisë ekstreme.
Ministria ka renditur disa rekomandime të rëndësishme për mbrojtjen nga temperaturat e larta:
Qëndroni larg të nxehtit, veçanërisht në orët më të nxehta të ditës;
Shmangni ekspozimin direkt në diell nga ora 10:00 deri në 17:00;
Përdorni krem mbrojtës ndaj diellit për të mbrojtur lëkurën nga rrezatimi UV;
Pini ujë rregullisht, të paktën një gotë çdo orë dhe 2–3 litra ujë në ditë;
Vishuni me rroba të lehta dhe me ngjyra të hapura, për të shmangur nxehtësinë e tepërt;
Limitoni konsumimin e kafeinës dhe alkoolit, pasi ato mund të ndikojnë në dehidratim;
Mbani shtëpinë tuaj të freskët, duke përdorur ventilim apo mjete për ftohje;
Kujdes! Nëse ndjeni marramendje, djersitje të tepërt, të vjella, konfuzion apo shenja të tjera shqetësuese, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore në qendrën shëndetësore më të afërt.
Këto këshilla kanë për qëllim të parandalojnë rreziqet që vijnë nga rritja ekstreme e temperaturave, sidomos për grupet më të ndjeshme si të moshuarit, fëmijët dhe personat me sëmundje kronike.