Linçuesi i rrezikshëm – Kjo është paga që merrë nga buxheti i Kosovës Hysamedin Feraj – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Linçuesi i rrezikshëm – Kjo është paga që merrë nga buxheti i Kosovës Hysamedin Feraj

    Insajderi
    26 September 2022 - 13:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjuha linçuese është mëse e zakonshme për Hysamedin Ferajn, këshilltarin e kryeministrit Albin Kurti, sa herë që dikush kundërshton ose nuk pajtohet me shefin e tij. Në asnjë rast deri tash kryeministrit Kurti nuk është distancuar nga ajo që Feraj deklaron, madje ai është përkujdesur që ta fus atë në listën e pagave të zyrtarëve të kryeministrisë. Por sa është paga që merr Feraj nga taksapaguesit kosovarë?

    Hysamedin Feraj, që nga muaji shkurt i këtij viti është emëruar zyrtarisht këshilltar i kryeministrit, Albin Kurti.

    Ai është ngarkuar nga Kurti me detyrën e sekretarit koordiunes ndërqeveritar. Nga taksapagesit kosovarë Feraj merr pagë 600 euro, shkruan Gazeta Insajderi

    “z. Hysamedin Feraj është emëruar Këshilltar politik i Kryeministrit, i ngarkuar me përgjegjësitë e anëtarit të Sekretariatit Koordinues Ndërqeveritar, nga data 25.02.2022 ( në attach gjeni Vendimin e  emërimit) dhe realizon pagë mujore bruto 600.60”, thuhet në përgjigjen e zyres së kryeminisrit Kurti për Insajderi.

    Por, pavarësisht përshkrimit të detyrave sipas emërimit të Ferajt në institucionin më të rëndësishëm ekzekutiv në Kosovë, Feraj publikisht niher si linçues i personave që nuk pajtohen me Kurtin.

    Feraj në vazhdimësi gjatë kësaj periudhe ka sharë, fyer e lincuar njerëz në Kosovë. Kurti si shef i tij, asnjë herë nuk është distancuar nga gjuha e përdorur prej Ferajt.   

    Hiç me larg se sot, Hysmaedin Feraj ka bërë një postim banal, “Pse nuk e vranë Serbia Ramushin, por vëllëzërit e tij”.

    “Ramushi vazhdoi të ankohet pse Serbia nuk e ka vrarë Albin Kurtin në burg, pa dhënë përgjigje pse nuk e ka vrarë Ramushin gjatë luftë por vëllezërit e tij, dhe pse mbas lufte Vuçiqi e dërgoi natën e me urgjencë Listën serbe që ta bëjë Ramushin kryeministër!”, shkruajti ai në Fecebook.

    Këshilltari i Kurtit në këtë postim të fundit, nuk la pa përmendur as SBASHK-un, për të cilët tha se po marrin mbështetje nga “e djathta” e Kosovës.

    Para pak ditësh cak i sulmeve të Ferajt ishte kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj.

    Sipas tij, Jasharaj kishte qëllime partiake dhe kështu u bashkua me Partinë Demokratike të Kosovës.

    “U bashkuan ata që dihej që ishin bashkë: Rrahman Jashari dhe PDK. Që në fillim dihej se qëllimi i tij nuk ishte sindikal por partiak“, tha ai.

    Feraj thotë se dalja hapur e kryesindikalistit është veprim emancipues dhe se është në dorë të sindikalistëve të ruajnë pavarësinë nga partitë politike.

    “PDK dhe Jashari e quajnë qeverisjen Kurti përgjithësisht diktaturë, Grenelli i Vuçiqit e pat quajtur specifikisht fashiste. Disa që ju bashkuan nuk e dinin, disa nuk donin ta dinin identifikimin e tij: specifikisht me PDK-në, përgjithësisht me opozitën (jashtë e brenda Kosovës)”, shkruante më tej Feraj. /Gazeta Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark