Lind binjakët katër muaj pas vdekjes klinike – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Lind binjakët katër muaj pas vdekjes klinike

    Insajderi
    12 July 2017 - 13:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 21-vjeçare, e cila kishte vdekur klinikisht në javën e 9-të të shtatzënisë, pas një hemorragjie në tru, është mbajtur gjallë me anë të aparaturave edhe 4 muaj derisa ka lindur 2 binjakët që ajo priste.

    Pavarësisht se nuk kishin më shpresa që ajo të rikthehej në jetë, mjekët vendosën që përmes aparaturave të mbanin në funksion normal trupin e saj, pasi evidentuan rrahje normale të zemrës së dy binjakëve që ajo priste.

    Ajo përfundoi në gjendje klinike tetorin e vitit të kaluar dhe mjekët e mbajtën gjallë deri sa binjakët ishin mjaftueshëm të shëndetshëm që të shkëputeshin nga trupi i nënës së tyre.

    Por binjakët nuk janë të vetmet jetë që mjekët shpëtuan, pas fikjes së aparaturave që mbanin gjallë 21-vjeçaren, zemra dhe veshka e saj u dhuruan për të shpëtuar edhe dy jetë të tjera.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark