Linda Bekteshi: Kjo fushatë nuk ka qenë vetëm një garë, por një betim për të punuar për ju dhe me ju – Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Linda Bekteshi: Kjo fushatë nuk ka qenë vetëm një garë, por një betim për të punuar për ju dhe me ju

    Insajderi
    07 February 2025 - 17:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidatja e LDK-së për deputete, Lindita Bekteshi, i ka dedikuar qytetarëve një postim, teksa na ndajnë vetëm dy ditë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

    Ajo tha se gjatë fushatës është mbushur me energji dhe besim.

    “Pas një muaj të jashtëzakonshëm fushate, një rrugëtim të mbushur me përkushtim, energji dhe besim të palëkundur në vizionin tonë për të ardhmen. Së bashku me Kryetarin z. Xhafer Gashi, kemi pasur nderin dhe kënaqësinë të takohemi me ju, të dëgjojmë shqetësimet dhe idetë tuaja, dhe të ndajmë synimet tona për një të ardhme më të mirë.

    Ky muaj ka qenë një dëshmi e forcës sonë kolektive, e punës së palodhur dhe e dëshirës së madhe për ndryshim. Çdo takim, çdo bisedë dhe çdo përkrahje që kemi marrë na ka dhënë më shumë motivim për të ecur përpara”, shkroi ajo.

    Bekteshi në fund ka premtuar se do ta ndërtojnë një të ardhme me të mirë.

    “Një falënderim i përzemërt për secilin prej jush që na ka mbështetur, që ka ndarë vizionin tonë dhe që ka qenë pjesë e këtij rrugëtimi. Kjo fushatë nuk ka qenë vetëm një garë, por një betim për të punuar për ju dhe me ju.

    Ky është vetëm fillimi – me besim dhe bashkim, do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë”, tha ajo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark