Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Linda Bekteshi, ka folur për rolin e gruas në shoqëri.
Bekteshi tha se promovimi i gruas është synimi i saj politik.
“Promovimi i gruas në vendimmarrje dhe fuqizimin i saj, përfaqësimi në pozita drejtuese janë jo vetëm synime politike për të cilat do të shkrij gjithë dijen time, por edhe premtimi im publik para jush. Ato janë shtyllat e veprimit tim nga të cilat nuk do të shmangem asnjëherë”, tha ajo.