
Linda Bekteshi, ka njoftuar se është bërë pjesë e Asamblesë, duke mbajtur numrin 3.
Bekteshi është zotuar se do ketë besueshmëri, ndershmëri e dashuri për Obiliqin
“Me përulësi dhe përkushtim ju njoftoj se tashmë jam zyrtarisht pjesë e Asamblesë, duke mbajtur numrin 3 në këtë rrugëtim të rëndësishëm për të ardhmen e përbashkët.Faleminderit nga zemra për gjithë mbështetjen dhe besimin që më keni dhënë deri tani. Mirënjohja ime është e pakufijshme për ata që më kanë qëndruar pranë dhe më motivojnë çdo ditë të punoj për interesin tuaj dhe të komunitetit tonë. Andaj, sonte, para jush, po zotohem edhe për premtime të vogla: Angazhim, konsistencë, përgjegjësi, dëgjueshmëri, transparencë, besueshmëri, ndershmëri e dashuri për Obiliqin!“, shkroi ajo.