Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, ka treguar javë më parë se ka kryer një ndërhyrje estetike në trupin e saj të quajtur BBL.
Bëhet fjalë për transferimin e masës dhjamore nga pjesa e brkut në vithe.
Tani, Linda i ka më të shpeshta paraqitjet në Instagram, ku vë në pah të pasmet e saj të reja, formësimi i të cilave është arritur me anë të ndërhyrjes së re.
Së fundmi, ajo publikoi një fotografi për ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram, ku shihej në bikini në një vend tropikal, teksa tregon nga kamera vijën e saj të trupit, me theks të veçantë vithet e saj.
“Ça t’them vllai jot”, ka shkruar këngëtarja Halimi në mbishkrimin e fotografisë, ndërsa ka pranuar pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit e saj.
Linda përndryshe ka qenë mjaft aktive në muzikë edhe këtë vit me publikimin e disa këngëve, por që më së shumti ka spikatur balada “Pa t’pa” me të cilin edhe u prezantua sivjet në Kënga Magjike.