Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka kujtuar vëllanë e tij, Luanin, i cili do ta festonte ditëlindjen e 51-të sot nëse do të ishte gjallë.
Haradinaj ka postuar një fotografi me vëllain në Facebook, ku ka shkruar:
“Luan, linde 51 vjet më parë por për ne mbetesh gjithmonë 23-vjeçari i lirisë.”
Luani, u vra më 6 maj 1997 nga forcat e regjimit gjenocidal serb, në rrugëtimin e tij të fundit për në Shqipëri.