Kombëtarja e Argjentinës ka marr një lajm të keq para dy miqësoreve të këtij muaji.
Lionel Messi do t’i mungojë kampionëve të botës, pasi ka pësuar një lëndim të lehtë në këmbën e djathtë.
Kjo është bërë e ditur nga “MLS”, ku publikoi listën e futbollistëve që do të jenë të angazhuar me ndeshjet e përfaqësueseve në muajin Mars. Në të mungonte mungonte emri i Lionel Messit.
Më 22 mars, kombëtarja argjentinase do të përballen me El Salvadorin në Philadelhpia, kurse katër ditë më pas kundër Costa Rica-s në Los Angeles.