
Lionel Messi u kap në një moment të sikletshëm bashkë me gruan e tij, Antonela Roccuzzo, gjatë koncertit të Coldplay në Miami.
Çifti po shijonte shfaqjen kur kamera i kapi duke u puthur, një moment që bëri xhiron e mediave sociale.
Ky veprim ndodhi pak ditë pas skandalit të Kiss Cam të ish-drejtorit të kompanisë Astronomer, Andy Byron, dhe drejtueses së burimeve njerëzore, Kristin Cabot, raporton The Sun.
Reagimi i tyre i ftohtë ndaj filmimit në koncertin e Bostonit nxiti miliona diskutime online.
Në koncert, Messi dukej i skuqur dhe pak i turpëruar, ndërsa Antonela shkëlqente pranë tij.
Këngëtari i Coldplay, Chris Martin, falënderoi Messin dhe e quajti atë “sportistin numër një të të gjitha kohërave”, ndërsa fansat reaguan me humor në rrjetet sociale.