Lipjan: Babai njofton policinë se vajzës së tij të mitur po i keqpërdoren fotot nëpër rrjetet sociale – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lipjan: Babai njofton policinë se vajzës së tij të mitur po i keqpërdoren fotot nëpër rrjetet sociale

    Insajderi
    03 March 2024 - 08:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një burrë ka raportuar pranë Policisë së Kosovës se bijës së tij të mitur po i keqpërdoren fotografitë dhe incizimet në rrjetet sociale.

    Rasti po hetohet si “keqpërdorim i fëmijëve në pornografi”, sipas raportit ditor të policisë, shkruan Gazeta Insajderi.

    “KEQPËRDORIM I FËMIJËVE NË PORNOGRAFI Lipjan 01.03.2024-21:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajzës se tij të mitur janë duke ia keqpërdorur fotot dhe incizimet e saj duke ia shpërnda në rrjete sociale.”, thuhet në njoftimin e PK’së.

    Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark