Shukri Buja premton rregullimin e lumit Sitnica - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Shukri Buja premton rregullimin e lumit Sitnica

    Insajderi
    17 September 2025 - 20:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka paralajmëruar nisjen e një projekti për rregullimin e shtratit të lumit Sitnica, duke e kthyer atë nga një hapësirë e degraduar në një zonë të gjelbër dhe funksionale për qytetarët.

    Sipas Bujes, projekti do të realizohet në anën e majtë të rrugës “Hajredin Bajrami” dhe përfshin ndërtimin e shtigjeve për ecje e çiklizëm, kënde lojërash për fëmijë, hapësira për relaks si dhe gjelbërim të ri.

    “Ky nuk është vetëm rregullim i një shtrati lumi, por investim në cilësinë e jetës, në mirëqenie, në kohën e lirë dhe në qytetin që duam t’ua lëmë brezave të ardhshëm”, u shpreh Buja.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark