Lira turke vijon zhvlerësimin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lira turke vijon zhvlerësimin

    Insajderi
    20 December 2021 - 17:34
    valuta lira turke
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Monedha kombëtare turke lira pësoi këtë të Hënë, një tjetër zhvlerësim të fortë me më shumë se një pikë përballë dollarit amerikan. Zhvlerësimi erdhi menjëherë pas mesazhit të prerë të kreut të shtetit Rexhep Taip Erdogan, se nuk do të ketë asnjë masë për të ngritur normën e huamarrjes. Erdoan e lidhi qëndrimin e tij me fenë.

    “Ka ankesa për uljen e mëtejshme të normës së interesit. Mos prisni tjetër gjë prej meje. Si mysliman do të vazhdoj të bëj atë që na thotë feja”.

    Shkrimet fetare islamike i ndalojnë besimtarët myslimanë, të japin apo të marrin hua. Presidenti turk vendosi të ndjekë politikën e normave të ulëta të interesit, me besimin se do të frenonte treguesit në rritje të inflacionit, për të rritur kërkesën nga jashtë për mallrat turke, e për rrjedhojë zgjerimin e ekonomisë vendase.

    Por ekspertët e vlerësojnë si të gabuar politikën e Erdoganit, pasi për uljen e inflacionit, bankat qendrore rrisin normat e interesit për të thithur paranë e tepërt në qarkullim. Për më tepër, luhatja e fortë e lirës turke ka trembur investitorët e huaj që janë tërhequr nga shumë projekte. Prej fillimit të vitit, inflacioni në Turqi është rritur drastikisht në mbi 20%, ndërsa çmimet e konsumit me të paktën 30%. Në fillim të vitit, me një dollarë bliheshin 7 lira turke, ndërsa aktualisht blihen 17.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark