Liri për Lulzim Hetemin, avokati Berisha ironizon me Kurtin – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Liri për Lulzim Hetemin, avokati Berisha ironizon me Kurtin

    Insajderi
    28 June 2023 - 22:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Avokati kosovar, Besnik Berisha ka ironizuar pak me kryetarin e komunës se Leposaviqit , Lulzim Hetemin.

    Përmes një postimi në facebook, Berisha ka shkruar se gjate karrierës sw tij ka marre në mbrojtje shume raste pro bono.

    Sipas tij, ironikisht edhe Lulwzim Hetemit i duhet mbrojtje e menjëhershme për ta liruar nga vetburgimi.

    “Nje rast i ngjajshem qe kerkon mbrojtje te menjehershme per ta liruar nga vetburgimi eshte edhe kryetari Lulzim Hetemi, i cili, ne emer te nje misioni tashme te deshtuar, po vuan “paraburgimin” politik ne Leposavic, te “urdheruar” nga shteti e te perqeshur nga shumica qytetare”, ka shkruar ai nw facebook.

    Postimi i plote:

    Ne karrieren time si avokat, me dhjetera raste kam marre ne mbrojtje pro bono persona qe shteti u kishte rene ne qafe duke i privuar nga liria, apo te atille qe i kishte goditur padrejtesia, nderkaq vet nuk kishin mjete financiare e as njohuri ligjore per ta luftuar padrejtesine e rikthyer lirine.

    Nje rast i ngjajshem qe kerkon mbrojtje te menjehershme per ta liruar nga vetburgimi eshte edhe kryetari Lulzim Hetemi, i cili, ne emer te nje misioni tashme te deshtuar, po vuan “paraburgimin” politik ne Leposavic, te “urdheruar” nga shteti e te perqeshur nga shumica qytetare.

    Per kete arsye, kam vendos qe z. Hetemi me marre ne mbrojtje pro bono, per ta liruar nga vetburgimi e per ta mbrojtur nga Albini 🙂.

    Kryetar, mos u dorezo para ndjenjes per pushtet se jeta eshte me e gjate se nje mandat. Ktheju familjes e jetes normale se shume shpejt mbahen serish zgjedhjet lokale 🙂.

    Liri per z. Lulzim Hetemi!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark