×
  • Lajme
  • Lajme

    “Liria ka emër”- Flamuj e mbishkrime glorifikuese, qytetarët mblidhen para varrimit të Faton Hajrizit

    Insajderi
    11 August 2024 - 12:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot do t’i jepet lamtumira e fundit Faton Hajrizit, i cili u vra në Lloznicë të Serbisë, ndërsa trupi iu dorëzua familjarëve pas mëse tri javësh.

    Trupi i Hajrizit është sjellë në vendlindjen e tij, në fshatin Klinë e Ulët të Skenderajt, rreth mesditës. Pas kryerjes së riteve fetare në xhaminë e fshatit, ai do të prehet në varrezat e fshatit.

    Sikur shihet në pamjet e Ekonomia Online, shumë qytetarë tashmë kanë nisur të mblidhen për ceremoninë e varrimit që mbahet në orën 14:00.

    Përgjatë rrugës nga Skenderaj deri në Klinë të Ultë bien në sy shumë flamuj kombëtarë. Disa të rinj po mbanin mbishkrimet “Liria ka emër” në bluzat e tyre.

    Në rrjete sociale, këto ditë, ka pasur shumë persona që e konsiderojnë “akt heroik” vrasjen e një polici serb nga Hajrizi, derisa vetë kryeministri Albin Kurti ka kërkuar që Hajrizi të mos glorifikohet, pasi ai është vetëm një i arratisur nga burgu.

    Hajrizi dyshohet të jetë vrarë nga policia serbe më 19 korrik, rreth 2 javë pasi u arratis nga burgu në Kosovë, ku po vuante dënimin.

    Ai dyshohet se e vrau një polic serb dhe një tjetër e plagosi, në orët e para të 18 korrikut në Lloznicë.

    Kufoma e tij është mbajtur për rreth tri javë nga autoritetet në Serbi, para se t’i dorëzohet familjes për ceremoninë e varrimit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark