
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kërkuar drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në paraburgimin e Gjykatës Speciale, duke publikuar një fotografi nga protesta e sotme në Hagë, e cila mblodhi mijëra njerëz në një park të madh në qytetin holandez.
“⚖️ Drejtësi pra drejtësi, vetëm drejtësi, asgjë më shumë se sa drejtësi dhe asgjë tjetër përveç drejtësisë, për Kosovën dhe Çlirimtarët e Saj 🇽🇰🇦🇱“, shkroi Edi Rama në një postim në Facebook.
Rama e mbështeti protestën edhe para nisjes së saj, ku publikoi një video ku shihen automjete me flamuj kombëtarë dhe ata të UÇK-së në Holandë, duke shtuar: “LIRIA KA EMËR🌹“.
Duke iu referuar ish-presidentit Hashim Thaçi si “komandant”, Rama shkroi më tej: “Me zemër e mendje jam edhe unë atje sot Komandant 🇦🇱❤️🇽🇰 LIRI PËR ÇLIRIMTARËT 🫶“