Futbollisti nga Kosova, Liridon Krasniqi, jo rrallëherë ka qenë i komentuar në faqet rozë e rrjetet sociale.
Krahas karrierës së suksesshme në botën e futbollit, ai shpesh u përfol edhe për jetën private.
E së fundmi, futbollisti, i ka dhënë fund të gjitha aludimeve duke treguar se është në një lidhje dashurie.
I njëjti u ka dhënë hapësirë fansave të pyesin më shumë përmes opsionit ‘pyetje-përgjigje’, ndërsa një e tillë për jetën private nuk ka munguar.
“A je beqar”, ka qenë pyetja që i është parashtruar Krasniqit teksa shtoi: “Jo. Jam në një lidhje të lumtur. Është e para për mua. I mërzitur që nuk e dija më parë sa e bukur mund të jetë”.
Mesfushori nuk zbuloi më shumë nëse është fjala për ndonjë vajzë shqiptare apo të huaj.
Sidoqoftë, mbetet për t’u parë në vazhdim kur të shfaqë identitetin e partneres së tij.