Avokati Xhevdet Smakiqi ka shkuar për vizitë tek Hasan Dakajt, pas lirimit të tij pas një viti nga autoritetet serbe.
Smakiqi me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për mos-mbështetje ndaj Dakajt, duke e quajtur “spektatore” dhe “pasive”.
“Falenderojë Familjen Dakaj për besimin për mbrojtjen e interesave juridike te Familjes se Hasan Dakaj para institucioneve te Kosoves. Pa dëshiren time duhet te thekësojme se Qeveria e Kosoves ishte pasive spektatore dhe aspak mbështetese për rastin e Hasan Dakaj”, deklaroi Smakiqi.
Tutje, ai tha se mbulimi i të gjitha shpenzimeve të dala nga procedurat ligjore u bë në formë vullnetare nga bashkëfshatarët e Dakajt nga Korisha e Prizrenit.
“Urime lirimi i Hasan Dakaj me besim te thellë qe te lirohen te githë ish pjestarët e UÇK-së ne burgjet serbe por edhe kreret dhe te paraburgosurit ne Hagë”. /Insajderi.org/