Lirimi i Noizyt, flet zëdhënësi i prokurorisë zvicerane - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Lirimi i Noizyt, flet zëdhënësi i prokurorisë zvicerane

    Insajderi
    11 July 2025 - 16:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas arrestimit të shtunën e kaluar (më 5 korrik) nga policia zvicerane në aeroportin e Zyrihut, për reperin e njohur shqiptar Noizy është kërkuar masa e paraburgimit.

    Sipas medias zvicerane në shqip Le Canton27.ch, arrestimi i tij u bë me urdhër të Zyrës së Prokurorit Publik për Krime të Rënda të Dhunshme, e cila ka njoftuar se 38-vjeçari akuzohet për disa vepra penale.

    Por pas gati një jave, duket se gjërat kanë ndryshuar në favor të reperit shqiptar.

    “Gjykata për masa shtrënguese kishte urdhëruar paraburgimin ndaj personit që përmendët, por ndërkohë Prokuroria ka mundur ta lirojë atë nga paraburgimi.”ka deklaruar sot për gazetën zvicerane në shqip Le Canton27.ch, Erich Wenzinger, zëdhënës i Zyrës së Prokurorit të Lartë Publik dhe Departamentit të Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark