Lirimi i tre policëve, Abdixhiku: Falënderojmë miqtë ndërkombëtarë, sjelljet agresive të Serbisë duhet të dënohen – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lirimi i tre policëve, Abdixhiku: Falënderojmë miqtë ndërkombëtarë, sjelljet agresive të Serbisë duhet të dënohen

    Insajderi
    26 June 2023 - 13:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lidhja Demokratike e Kosovës ka mirëpritur lajmin për lirimin e tre policëve tanë, Rifat Zeka, Beqir Sefa e Shemsi Mustafa, të cilët 12 ditë më parë u kidnapuan nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës, në një akt të agresionit luftënxitës.

    “Sot, falënderojmë të gjithë miqtë tanë ndërkombëtarë, që në vazhdimësi kanë dënuar aktin e Serbisë, sikurse dhe kanë shtuar presionin për lirimin e menjëhershëm të tyre. Në veçanti, falënderojmë qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për angazhimin e tyre.

    Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se sjelljet agresive e luftënxitëse të Serbisë duhet të dënohen nga komuniteti ndërkombëtar, prandaj koordinimi i veprimeve të institucioneve të Kosovës me aleatët tanë është domosdoshmëri”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark