Lirohen 21 vajza të rrëmbyera nga Boko Haram në Nigeri – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Lirohen 21 vajza të rrëmbyera nga Boko Haram në Nigeri

    Insajderi
    17 October 2016 - 09:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Njëzetenjë vajza që ishin rrëmbyer nga grupi islamik Boko Haram, në qytetin Çibok të Nigerisë, janë ribashkuar me familjet.

    Në një ceremoni në kryeqytetin Abuja, njëra nga vajzat tha se ato kanë mbijetuar për 40 ditë pa ushqim.

    Nuk është e qartë se si është negociuar lirimi i tyre, por një zyrtar tha se po vazhdojnë bisedimet për lirimin e më shumë vajzave, shkruan rel.

    Nga 276 vajzat e rrëmbyera në prill të vitit 2014, 197 mbeten ende të zhdukura.

    Shumica prej tyre kanë qenë të krishtera, por janë konvertuar detyrimisht në Islam.

    Autoritetet nigeriane i kanë hedhur poshtë raportet se luftëtarë të zënë të Boko Haramit janë shkëmbyer me vajza.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark