
Policia e Kosovës ka liruar dy persona që ishin shoqëruar më herët sot në stacionin policor, pasi u gjetën pa mjete identifikimi. Kjo ka ndodhur gjatë seancës gjyqësore ndaj gjashtë të arrestuarve për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika, që po mbahej në Gjykatën Themelore në Ferizaj.
Zëdhënësi i Policisë rajonale në Ferizaj, Kanun Veseli, konfirmoi për Insajderin se të dy personat, të 23 vjeç dhe 29 vjeç, u liruan pas procedurës së identifikimit.
Ndaj të njëjtëve është shqiptuar gjobë prej 100 euro.
“Po, janë liruar personat A.Q 2002 dhe T.Q 1996. Pas identifikimit, ndaj tyre janë shqiptuar gjoba kundërvajtëse prej 100 euro për mos posedim të dokumenteve të identifikimit,” tha Veseli.