Lirohen katër serbët e arrestuar në Bansjkë larg nga vendi ku u sulmua Policia - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lirohen katër serbët e arrestuar në Bansjkë larg nga vendi ku u sulmua Policia

    Insajderi
    27 September 2023 - 11:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Speciale ka njoftuar se katër persona që ishin arrestuar gjatë aksionit të Policisë së Kosovës në fshatin Bansjkë, larg nga vendi ku grupi terrorist sulmoi Policinë e Kosovës, janë liruar dje, raporton Express.

    SIpas Prokurorisë, kjo është bërë në mungesë të provave të paraqitura nga Policia e Kosovës.

    “Ju njoftojmë se katër (4) perona të cilët janë arrestuar gjatë aksionit të Policisë së Kosovës, në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, larg nga vendi i ngjarjes, të njëjtit janë liruar dje (26 shtator 2023), nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në mungesë të provave të paraqitura nga Policia e Kosovës”, thuhet në njoftim.

    Ndryshe, Policia e Kosovës u sulmua nga një grup terrorist në orët e para të mëngjesit të së dielës në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark