Lirohen shumica e ushtarëve të arrestuar gjatë puçit në Turqi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lirohen shumica e ushtarëve të arrestuar gjatë puçit në Turqi

    Insajderi
    30 July 2016 - 13:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria e Stambollit ka bërë një kërkesë për lirimin e 758 ushtarëve të arrestuar në kuadër të hetimit për tentativën e grushtit të shtetit nga organizata terroriste FETÖ, raporton Anadolu Agency (AA).

    Prokuroria e Stambollit ka rimarrë në pyetje 989 ushtarë dhe studentë ushtarakë në kuadër të hetimeve për tentativën e grushtit të shtetit nga ana e FETÖ-s.

    Pas rimarrjes në pyetje komisioni hetimor ka vendosur të tërheqë padinë për 758 ushtarë nga të arrestuarit. Ndërkohë kërkesa e hetuesve është marrë parasysh nga gjykata e cila e ka konsideruar atë si një veprim të matur duke pasur parasysh gjendjen aktuale në vend.

    Nga ana tjetër masa e arrestit për 231 ushtarë të tjerë ende vazhdon.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark