Lirohen të miturit që vendosën afishe në Mitrovicën e Veriut, u akuzuan për “nxitje të urrejtjes” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lirohen të miturit që vendosën afishe në Mitrovicën e Veriut, u akuzuan për “nxitje të urrejtjes”

    Insajderi
    07 July 2024 - 21:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pesë të miturit që dyshohet se vendosën afishe në Mitrovicën e Veriut, janë liruar. Ata dyshohet se konsumuan veprën penale “nxitje e urrejtjes”. Nga informacionet e para dyshohet se janë vendosur edhe afishe me fotografi të Stefan Nedeljkoviqit, njërit prej paramilitarëve të vrarë serbë që sulmuan Policinë e Kosovës më 24 shtator 2023, duke e vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

    Lirimin e tyre e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

    “Mbrëmë rreth orës 01.00 në mëngjes, një person është has duke ngjit disa pamflete që pas verifikimit ka sjell deri tek inicimi i rastit nxitje e urrejtes. Ky person me urdhër të Prokurorit është ndaluar dhe deri tani janë identifiku edhe katër persona të tjerë. Që të katër personat e tjerë janë intervistuar dhe tek shumica nga ta janë gjetë prova materiale që e mbështesin vepren nxitje e urrejtjes”, tha Elashni për Insajderin.

    “Pas intervistimit edhe të personit të fundit që të gjithë janë liruar në procedurë të rregullt duke përfshirë edhe personin e parë i cili ishte ndaluar sot në orët e hershme të mëngjesit. Të gjithë personat e identifikuar apo të intervistuar (duke përfshirë edhe të ndaluarin) janë të mitur”, konfirmoi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark