Lirohet aktivistja pas 4 vitesh paraburgim në Arabinë Saudite, nuk ishte takuar asnjëherë me fëmijët e saj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Lirohet aktivistja pas 4 vitesh paraburgim në Arabinë Saudite, nuk ishte takuar asnjëherë me fëmijët e saj

    Insajderi
    11 February 2025 - 15:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Arabia Saudite ka liruar Salma al-Shehab, një aktiviste e cila u dënua për postime në internet kritike ndaj qeverisë dhe u mbajt në paraburgim për më shumë se katër vjet, thanë grupet e të drejtave të njeriut.

    Me rreth 2,600 ndjekës në X, Salma al-Shehab, e cila vjen nga pakica shiite, postonte rregullisht mesazhe në mbështetje të të drejtave të grave në Arabinë Saudite ultra-konservatore.

    “Autoritetet saudite kanë liruar aktivisten dhe doktoranten Salma al-Shehab pas katër vitesh ndalim arbitrar për angazhimin e saj ndaj paqes”, njoftoi të shtunën në X, organizata e të drejtave të njeriut ALQST me qendër në Londër.

    “Ne u bëjmë thirrje autoriteteve t’i japin asaj liri të plotë, duke përfshirë të drejtën për të udhëtuar për të ndjekur doktoraturën e saj në Universitetin e Leeds në Mbretërinë e Bashkuar,” shtoi organizata.

    Sipas Lina al-Hathloul, menaxhere e komunikimit ALQST, “Salma al-Shehab ka kaluar një periudhë të vështirë në paraburgim dhe nuk i ka parë dy fëmijët e saj të vegjël gjatë gjithë kësaj periudhe.”

    Në vitin 2022, Salmam nënë e dy fëmijëve, fillimisht u dënua me gjashtë vjet burg për ndihmë “atyre që kërkojnë të prishin rendin publik” dhe për “përhapjen e lajmeve të rreme” përpara se dënimi i saj të shtohej nga një gjykatë apeli, e cila e dënoi me 34 vjet burg. Dënimi më pas u ul në 27 dhe më pas në katër vjet, përfshirë ndalimin e udhëtimit./abcnews.al


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark