Para dy muajsh, Policia e Kosovës arrestoi Mohammed Khalifahin, një shtetas arab, i cili kërkohej me urdhër-arrest ndërkombëtar. Ai ishte shpallur në kërkim nga autoritetet e Arabisë Saudite për përfshirje në aktivitete penale, përfshirë mashtrime financiare.
52-vjeçari, që kishte 10 vite qëndrimi në Kosovë, është liruar tashmë nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Avokati i tij, Shpëtim Mehmeti, konfirmoi për Insajderin lirimin e klientit të tij, duke theksuar se ishte njoftuar nga familjarët për këtë, megjithëse ende nuk e kishte në dorë aktgjykimin.
“Në ora 12:00 kam qenë në gjykatë dhe gjykatësi nuk e kishin sjell verdiktin, ndërkohë kam pasur një gjykim tjetër dhe vetëm pastaj, rreth orës 14:30 më kanë shkruar familjarët që është liruar dhe që aktgjykim lirues. Mirëpo për detaje lidhur me vendimin e gjykatës, tash jam i hendikepuar sepse nuk e posedojë akoma aktgjykimin në dorë, por e konfirmojë që Mohamedi është i liruar”, tha ai për Insajderi.
Gazeta Insajderi ka raportuar ekskluzivisht mbi të ‘bëmat’ e tij.