Gazetarja kurde e “Zërit të Amerikës”, Khajijan Farqin, e cila ishte arrestuar pardje në Dijarbakir të Turqisë, u lirua sot.
Për arrestimin e saj nuk është dhënë ndonjë arsye.
Gjatë muajve të fundit, Turqia i ka ashpërsuar kufizimet ndaj gazetarëve, duke i mbyllur më se 170 organizata mediale, dhe rreth 120 gazetarë janë arrestuar.
Njëherësh, BBC në gjuhën turke ka raportuar se korrespondentja e saj, Hatice Kamer, po ashtu, ishte arrestuar më 26 nëntor në qytetin Sirvan, derisa raportonte për shembjen aktuale në një minierë të bakrit, nga e cila janë vrarë së paku 11 punëtorë.
BBC ka raportuar se Kamer ishte liruar dje./Insajderi.com