Lirohet ish-deputeti Gramos Agusholli - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lirohet ish-deputeti Gramos Agusholli

    Insajderi
    26 May 2025 - 16:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-deputeti Gramos Agusholli, është liruar pasi u ndalua nga autoritetet serbe në pikën kufitare në Merdare.

    Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

    Në njoftimin e MPJD-së thuhet se Agusholli e ka vazhduar rrugën e tij për në Slloveni.

    “MPJD do të vazhdojë të përcjellë me vëmendje çdo situatë që cenon të drejtat e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe i bën thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare të reagojë ndaj Serbisë për ndalimin e praktikave të tilla represive, të cilat bien ndesh me parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”, thuhet në njoftim


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark