Lirohet Ivanoviqi, shkon për të festuar ditëlindjen e djalit të tij - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lirohet Ivanoviqi, shkon për të festuar ditëlindjen e djalit të tij

    Insajderi
    10 February 2016 - 11:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lideri i Iniciativës Qytetare SDP, Oliver Ivanoviq, do të lirohet sot nga burgu për disa orë në mënyrë që të bashkohet me djalin e tij, i cili feston ditëlindjen e pestë.

    Kjo nuk është hera e parë që Gjykata në Mitrovicë ia mundëson Ivanoviqit daljen nga burgu. Derisa ishte në paraburgim  ishte lëshuar në ditën e festës së fesë së tij, njofton RadioKontakt Plus

    Ivanoviqi është gjykuar nga trupi gjykues i Eulexit, të cilën e ka përfaqësuar gjyqtarja nga Rumania, Roxana Comsa, e cila ka vendosur që ta gjykojë me nëntë vite burg me akuzat për krime të luftës në prill të vitit 1999.

    Dënimin e tij ai po e vuan në Mitrovicë, ndërsa avokatët e tij mbrojtës po përpiqen që nëpërmjet rrugëve ligjore të fitojnë mundësinë për apel ndaj vendimit./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark