×
  • Lajme
  • Lajme

    Lirohet në arrest shtëpiak biznesmeni i naftës, Vesel Jusaj

    Insajderi
    30 October 2024 - 14:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën duke miratuar ankesën e avokateve që mbrojnë biznesmenin e naftës, Vesel Jusaj, që u arrestua pas vdekjes së të riut pejan në pompën e tij.

    Ditë më parë Gjykata e Themelore në Pejë miratoi kërkesën e Prokurorisë së atjeshme që ta dërgonte një muaj në paraburgim biznesmenin e naftës, Vesel Jusaj.

    Gazeta Insajderi ka sjell detaje ekskluzive se për çka po dyshohet ai. Pas këtij vendimi, avokati i tij, Driton Muharremi ka ushtruar ankesë kundër vendimit të njëjtit vendim.

    Ne rast tash si avokate mbrojtëse është angazhuar edhe Aurora Mulhaxha. Vendimi i ri i Gjykatës se Apelit në këtë rast është që biznesmenit Jusaj i ndërrohet masa me të cilën garantohet prezenca e tij në proces, dhe nga paraburgimi ai është dërguar në arrest shtëpiak.

    Insajderi ka tentuar të marr një koment nga avokatja e tij, Aurora Mulhaxha, por e njëjta nuk ka pranuar që të komentoi.

    Jusaj, në cilësinë e pronarit të kompanisë së derivateve “Delta Group”, po hetohet lidhur me një aksident tragjik në të cilin humbi jetën një i ri si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi.

    Prokuroria ka bërë me dije se hetimi ndaj Jusajt ka nisur nën dyshimin për veprën penale “asgjësim, dëmtim apo heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.

    Në seancë, Prokuroria argumentoi për caktimin e masës së paraburgimit për shkak të rrezikut të përsëritjes së veprës dhe pengimit të hetimeve, duke theksuar edhe deklaratën e e një dëshmitari, i cili theksoi se Jusaj kishte tentuar të ndikonte te punëtorët e tjerë për ndryshimin e dëshmive.

    Prokuroria ka cilësuar rastin si një rrezik për sigurinë e punonjësve dhe për rrjedhën e procesit penal, ndërsa masa e paraburgimit u konsiderua e domosdoshme për të siguruar mbarëvajtjen e procedurave.

    Si ndodhi rasti?

    Një bombol gazi shpërtheu mëngjesin e 11 tetorit në Pejë, duke shkaktuar vdekjen tragjike të një 40 vjeçari që ndodhej në hapësirat e pompës së derivateve “Delta Group”. 

    Gazeta Insajderi raportoi se viktima ishte Visar Muriqi.

    Muriqi ishte ftuar nga ky biznes që të bënte shndërrimin e bombolës së gazit në mënyrë që e njëjta të përdorej për derivate tjera.

    “Delta Group” në ARBK figuron si pronë e vëllezërve Vesel e Shkëlqim Jusaj.

    Në momentin e arritjes viktima ka nisur të punojë në këtë bombolë që gjendej nën tokë por e njëjta ka shpërthyer.

    Nga ky shpërthim siç mëson Insajderi trupi i viktimës është goditur nga vala shpërthyese ku edhe është dëmtuar seriozisht duke u shkaktuar vdekje e menjëhershme.

    Biznesmeni Jusaj do të qëndrojë prapa grilave deri me datë 22 nëntor.

    Ky artikull është edituar, pas reagimit të GjThP.

    /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark