Gjykata Themelore e Gjilanit ka njoftuar se ka liruar nga akuza Drejtorin Ekzekutiv të Spitalit Regjional të Gjilanit, Abdylatif Latifi për shaka të mungesave të prova lidhur me akuzat “për keqpërdorim të pozitës zyrtare me qëllim që të përfitoj për vete apo për personin tjetër”.
Kjo gjykatë njoftoi se pas shikimit me kujdes të lëndës nuk ka gjetur prova të mjaftueshme se a është kryer kjo vepër penale.
“Kryetari i trupit gjykues ka konstatuar se nuk ka prova të mjaftueshme që mbështesin dyshimin e bazuar mirë se është kryer vepra penale: keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 2 nënparagrafi 2.2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.
Latifi dyshohej se në vitin 2012 deri në fund të vitit 2014 pa shpallur tenderi kishte lidhur kontratë për katër muaj, me qiramarrësin I. S., pronar i objektit “Kantina”, me shumë prej 500 euro në muaj, duke i lejuar qiramarrësit shfrytëzimin e sipërfaqes që është në pronësi të Spitalit Regjional të Gjilanit. /Insajderi.com