12 vjeçarja palestineze lirohet nga burgu në Izrael - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    12 vjeçarja palestineze lirohet nga burgu në Izrael

    Insajderi
    24 April 2016 - 15:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në  pikën e kontrollit Jbara afër Tulakremit, familja al-Wawi dhe përfaqësues të grupeve të të drejtave të njeriut pritën me durim.

    12 vjeçarja më në fund  u shfaq, pasi kaloi dy muaj e gjysmë në burg, duke u bërë femra më e re palestineze e burgosur ndonjëherë. Familjarët e përqafuan atë, vajza e veshur me një këmishë ngjyrë rozë, i luftoi lotët e saj dhe nuk tha asgjë, raporton Al Jazeera.

    D* u arrestua me 9 shkurt në afërsi të vendbanimit të paligjshëm të Karmei Tzur, në veri të qytetit të saj Halhul.  D kaloi më shumë së gjysmën e dënimit të saj të dhënë për 4.5 muaj në një burg të Izraelit, për vrasje në tentativë dhe posedim ilegal të një thike.

    Familja e ka apeluar dënimin, duke cituar ligjet dhe normat ndërkombëtare, dhe ligjin e Izraelit, i cili ndalon burgosjen e fëmijëve më të ri se 14 vjeç për qytetarët e vendit, raporton Al Jazeera, përcjellë Klan Kosova.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark