Politikani serb, Aleksandar Arsenijeviq, i cili u arrestua dje pasi i fishkëlleu disa herë Kryetarit të Mitrovicës Veriore, Erden Atiq, është liruar nga paraburgimi.
Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar Zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.
Gjykata kishte urdhëruar mbajtjen e tij në paraburgim për 48 orë si i dyshuar për veprën penale “ngacmim”. I njëjti ka dalë sot para gjykatës, ku është vendosur për lirimin e tij nga paraburgimi.
Për arrestimin e tij, është mbajtur sot edhe një protestë në veri të vendit.
Gjykata ia ka ndaluar Arsenijeviqit t’i afrohet më shumë se 40 metra Visar Sylës, shefit të stafit të kryetarit të komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, për një muaj.