Lirohet njëri prej zyrtarëve policorë të arrestuar në rastin “Pika 1” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Lirohet njëri prej zyrtarëve policorë të arrestuar në rastin “Pika 1”

    Insajderi
    13 April 2022 - 15:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në mesin e të arrestuarve nga operacioni “Pika 1”, ishte Ahmet Shabanaj, zyrtari policor në pikën kufitare Qafë Morinë. I njëjti ndodhej në paraburgim.

    Avokati i tij Bledar Gashi përmes një shkrimi në Facebook ka njoftuar se klienti i tij është liruar nga masa e paraburgimit. Atij i është zëvendësuar masa me burgim shtëpiak.

    “Është liruar nga masa e paraburgimit zyrtari policor me inicialet A SH dhe të njëjtit masa e paraburgimit i zëvendësohet me masën e arrestit shtëpiak. Një vendim i arritur me përkushtim dhe punë profesionale”, ka shkruar Gashi.

    Ndërkohë, sipas prokurorisë Shabanaj ka pranuar disa herë ka pranuar shuma parash nga qytetarë të ndryshëm me qëllim që të ju lejohet të hyjnë në Kosovë. Në disa rast ky zyrtar sipas prokurorisë i ka kryer këto vepra i vetëm e me raste si bashkëpunëtorë me kolegët e tij.

    Avokati i tij Bledar Gashi kishte folur për InDoks duke treguar se për çka dyshohej klienti i tij.

    “Unë jam duke e mbrojtur të pandehurin me iniciale A.Sh I njëjti është me pozitë zyrtare policor në kufirin e Qafe Morinës dhe i njëjti dyshohet për 6 vepra penale. Si pjesëmarrje dhe organizim i grupit kriminal të organizuar, blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e substancave psikotrope dhe analoge, keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, marrje ryshfetit, ushtrim i ndikimit si dhe kontrabandim i mallrave”, ka thënë Gashi për InDoks të Gazetës Insajderi.

    Avokati Gashi deklaroi se klienti i tij asnjëherë nuk ka pasur problem me ligjin, madje ai thotë se Prokuroria ka mungesë të provave.

    “Pala që unë e përfaqësojë, që jam i angazhuar sipas detyrës zyrtare i njëjti kurrë më parë nuk ka pasur ndonjë problem me ligjin pra nuk është recidivist dhe i njëjti dyshohet sipas kërkesës së prokurorisë vetëm dyshohet nuk ka ndonjë aktakuzë ende të ngritur, i njëjti dyshohet për marrje të ryshfetit dhe keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, në kërkesën e prokurorisë vetëm ceket se i njëjti ka marrë disa shuma të parave por që nuk specifikohet se çfarë shuma të parave të ketë marrur”, tha ai.

    Më poshtë gjeni dokumentarin e plotë “Pika e Zezë e Policisë”, të realizuar nga InDoks.

    /GazetaInsajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark