Pas disa orë bllokimi është liruar rruga për Gërmi.
Kjo pasi që nga hetimet në teren që u zhvilluan nga Policia e Kosovës, rezultoi se ka qenë alarm i rrejshëm dyshimi për një mjet shpërthyes.
Policia nuk ka arritur që të gjejë mjetin shpërthyes që dyshohej se ishte në rrugën “Shpëtim Robaj” në Taukbahqe.
/Insajderi.org/