Lirohet serbi që u arrestua gabimisht për krime lufte nga Policia - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lirohet serbi që u arrestua gabimisht për krime lufte nga Policia

    Insajderi
    25 February 2017 - 19:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dragan Stojanoviq nga Panqeva e komunës së Ranillugut, dje ishte arrestuar nën akuzën për kryerjen e krimeve të luftës, ndërsa sot pasdite është liruar nga mbajtja në stacionin policor të Mitrovicës së Jugut, raporton B92.

    Stojanoviq tha se ishte arrestuar gabimisht, sepse pas shqyrtimit ka kuptuar që urdhër arresti ishte për një person tjetër me emrin e njëjtë.

    “Policia më ka arrestuar mua në bazë të misionit të EULEX-it për krime lufte. Në bazë të deklaratës që kam dhënë në gjykatë në Mitrovicën Jugore, në prezencë të avokatit Zivojun Jokanoviq, shumë shpejt doli që urdhër arresti nuk ishte për mua, por për ndonjë tjetër me emrin Dragana Stojanoviq i cili jeton në veri të Kosovës, ish punëtor i ‘Trepçës’, i cili kishte punuar më parë në polici,” tha Stojanoviq për RTV Puls.

    Stojanoviq punon në gjykatën e komunës së Ranillugut.

    I kontaktuar nga Insajderi, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka deklaruar se vendimin për lirimin e tij e ka dhënë gjykata dhe se policia nuk komenton deklaratat e Stojanoviq. /Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    11 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark