×
  • Lajme
  • Sport
  • Lajme

    Lista e Kosovës për ndeshjet e tetorit pëson ndryshime

    Insajderi
    05 October 2024 - 14:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Franco Foda ka publikuar tashmë emrat e lojtarëve të ftuar për ndeshjet me Lituaninë dhe Qipron në kuadër të Ligës së Kombeve.

    Mungesa më e madhe tek Dardanët është ajo e Vedat Muriqi, që është i lënduar.

    Ndërsa në skuadër janë rikthyer treshja që bën shumë zhurmë në grumbullimin e fundit Edon Zhegrova, Aro Muriqin e Florent Muslija. Ndërkohë emër i ri është portieri Amir Shaipi.

    Kosova më 12 tetor luan ndaj Lituanisë në Kaunas, ndërsa më 15 tetor e pret Qipron në Prishtinë. Ndeshjet i takojnë Ligës C të Ligës së Kombeve.

    Por, lista e Kosovës ka pësuar një ndryshim, duke u ndërruar dy lojtarë.

    Muharrem Jashari që ishte në listën e pritjes ka zënë vendin e Astrit Selmanit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark