×
  • Lajme
  • Lajme

    Lista e LDK-së, për herë të parë 36% të kandidatëve janë gra

    Insajderi
    04 December 2024 - 20:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lidhja Demokratike e Kosovës në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, ka aprovuar listën finale të 110 kandidatëve për deputetë, sipas radhitjes alfabetike.

    Në këtë listë, për herë të parë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka 36% të kandidatëve gra. Përderisa, pjesë e kësaj liste janë edhe 5 kandidatë nga mërgata.

    Lideri I LDK-së Lumir Abdixhiku ka thënë se kjo është lista më përmbajtësore e më profesionale, pasi që përmban individ me integritet personal e politikanë me përvojë shembullore.

    “Dhe ky votim i sotëm i juaji, do t’i sjellë qytetarëve tanë, votuesve e jetuesve të Republikës, listën më përmbajtësore, më profesionale e më unitare, që Kosova ka sot. Ajo në vete përmban jo vetëm propozimet që burojnë nga vet baza jonë, por mbanë dhe vendimmarrësit e ardhshëm, të katër viteve të ardhshme, të gjithë jetës institucionale e politike në vend. Përmban individ me integritet personal, politikanë me përvojë shembullore, përmban të rinj e të reja që tek nisin rrugëtimin e vet politik, por mbi të gjitha, përmban ëndrrën e secilit prej nesh për ndryshim, për bërjen e Republikës sonë, vend të jetueshëm, në mirëqenie e në udhëtim identitar drejt komunitetit euroatlantik. Prandaj, si i tillë, ky moment i sotëm është i veçantë. Prandaj, si i tillë, ky moment i sotëm, është jetik në përmasa që kalojnë këtë dhomë e këtë sallë”, ka thënë Abdixhiku.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark