Lista e re e FIFA-s: Ngritet Kosova, bie Shqipëria - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Lista e re e FIFA-s: Ngritet Kosova, bie Shqipëria

    Insajderi
    10 July 2025 - 11:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    FIFA e ka publikuar renditjen më të re të Kombëtareve për muajin qershor.

    Pasi muajin e kaluar Kombëtaret patën angazhime, edhe ranglista pësoi ndryshime.

    Kombëtarja e Kosovës përparoi për dy pozita, nga ajo e 97-të në të 95-ën falë dy fitoreve të regjistruara në miqësoret me Armeninë dhe me Ishujt Komore.

    Ndërkohë, Kombëtarja shqiptare pësoi rënie në renditje, nga vendi i 66-të në atë të 68-të.

    Kuqezinjtë barazuan me Serbinë dhe me Letoninë në qershor në kualifikimet e Botërorit 2026.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark