Shkruan: Fatmir Sheholli
Nastradin Hoxha thonte ” ymytin s’ta japi kurr” ( me demek shpresën nuk ta japi) andaj kandidatët ( rreth 30 të tyre) për deputet që në tre vitet e fundit janë dënuar me vendime të plotëfuqishme krejt shpresen e kanë në organet e drejtësis mos rastësisht po i eskivon ose po i harron dhe të kandidojn.
Këto ditë më rastisi që me disa prej tyre që janë në listen e të ” pa dëshiruarve” të bisedoi lidhur me vendimet e gjykatës për denimet e tyre. Dhe, për çudi secili prej tyre siq thon edhe të burgosurit në shumë raste pohonin ” ka gabue gjykata se i pafajshëm jam”! Asnjëri nuk thonte do ta respektoj vendimin e gjykatës, që për mua ishte shumë shqetësuese, sepse si deputet dhe ligjvënës duhet pikërisht ata/ato të jenë shembull i respektimit të ligjit.
I shiqova vendimet e dënimeve të tyre dhe vërtet ishin serioze sa që po të pyetesha unë do të vendosja ligj edhe më rigoroz për natyren e veprave penale. Është e pajustifikueshme që persona të tillë të dënuar me vendime të plotëfuqishme të krekosen se kinse asgjë nuk ka ndodhur dhe të vazhdojn me qenë kandidat për deputet! Jam i sigurt që të njëjtit po të ishte për kundërshtarin politik do të ishin që në maksimum të respektohet ligji, por kur janë vet në pyetje një gjë e tillë nuk vlen. Bile, duke shfletuar Listat e partive politike, hasa në një lider të një partie minoritare ( boshnjake) që emrin e tij në Listë e kishte vendosur të fundir ( nr.38) me qëllim që të huton KQZ dhe institucionet e drejtësis sepse kryesisht liderët e partive politike veten e vendosin në krye të Listave.
Ky moment i drejtësis dhe KQZ-së është shumë dhomethënës për vendosjen e drejtësis në vend dhe krijimit të rregullave që vetëm ata me duar të pastra ( siq e promovojn shumë politikan këtë fjali si sinonim i luftës kundër korrupsionit) të kemi njerëz dhe kandidat për të cilët do të jenë preferencat tona!