×
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    Lista e Vetëvendosjes për zgjedhje -Liburn Aliu nuk kandidohet për deputet shkaku i dhëndrit të tij?

    Insajderi
    14 December 2024 - 20:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy ditë më parë në Komisionin Qendrorë të Zgjedhjeve subjektet politike kanë dërguar listat me të nominuarit e tyre për deputet.

    Prania dhe mosprania e disa emrave doli të jetë befasia e fundivitit për qytetarë.

    Kishte disa kandidatura interesante si ato të këngëtarëve Edona Llalloshi e Genc Prelvukaj, trajneri Bylbyl Sokoli, ish kapiteni i kombetarës hsqiptare të futbollit Mërgim Mavraj, fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, Lumbardh Salihu, babai i Edon Zhegroves, e Granit e Taulant Xhakes. 

    Të gjithë këta kandidat e shumë të tjerë gjetën vend në lista garuese, por njëri ndër themeluesit e Lëvizjes Vetëvendosje, që në këtë mandate qeverisës ishte edhe ministër, nuk u përfshi në listë.

    Nuk dihet nëse Liburn Aliu vet nuk deshi, apo nuk u lejua nga partia të jetë kandidat për deputet.

    Në publik raportet e tij me partinë dukeshin të jenë të mira. Por, disa ditë më parë u aludua të ketë  një çarje në raportet e tyre. Dhe kjo erdhi pas përplasjes së asamblesitëve të Vetëvendosjes, në sallën e Kuvendit Komunal.

    Dy asambleistët Edmond Azemi e Berat Lahu qëndruan në sallë duke e bërë kuorumin për votim të buxhetit, përderisa kjo nuk u pranua lehtë nga aktivistët e ‘rryer’ të Vetëvendosjes.

     Ishim Gëzim Sveçla, Egzon Azemi dhe Ilir Kërçeli, shef i kabinetit të Glauk Konjufcës, që tentonin me çdo mënyrë t’i bindin këta dy asamblistë të largohen nga salla.

     Në një video të siguruar nga Insajderi, aty përmendet emri i Albin Kurtit, pronat në Badovc e deri te akuzat e ndryshme.

    Egzon Azemi, që tash më nuk është as asamblist në Prishtinë, e pyet Berat Lahun nëse e kanë kërcënuar me burg. Kjo pasi Lahu që është edhe dhëndër i Liburn Aliut, kishte qenë i arrestuar për rastin Brezovica.

    Pjesa më e rëndësishme është kur Lahu kërkon të di më shumë për bisedimet që janë bërë për Badovcin.

    Dhëndri i Liburn Aliut flet për një hajni në Badovc në emër të kryeministrit Kurti.

    Pas kjo video u publiku, reagoi edhe dega në Prishtinë e Lëvizjes Vetëvendosje e vet Lahu, ku palët akuzuan njëri-tjetrën për shpifje, e shitje të interesave të qytetarëve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark